Ambasadori i Zvicrës: Do të vijojmë t’ju mbështesim

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/- Kryeministri Edi Rama i dha sot medaljen njësisë së kërkim shpëtimit të ndihmës zvicerane, për kontributin e dhënë në Shqipëri në ditët e fatkeqësisë natyrore të tërmetit të 26 Nëntorit.

Ambasadori i Zvicrës në Tiranë,  Adrian Maitre në fjalën e tij, falënderoi kryeministrin Rama për këtë takim të veçantë.

“Pash se si ne kemi punuar të gjithë duke treguar solidaritet dhe bashkëpunim, kjo më jep shprese se do të vijojmë të mbështesim të gjithë bashkë Shqipërinë”.

Medalje Kryeministri i dha edhe ekipi të përfaqësuesve ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara. Përfaqësues i OKB-së në Tiranë, u shpreh i kënaqur që mundën të ndihmonim në këtë situatë të vështirë Shqipërinë.

e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.