Shkolla të përkohshme për 150 nxënës në hotelet ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ “Shkollat e përkohshme” në hotelet ku janë strehuar qytetarët e prekur nga tërmeti janë hapur dje me 150 nxënës pjesëmarrës.

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini vlerësoi angazhimin e zv/ministres Lorena Haxhiu dhe drejtorit të ASCAP, Gerti Janaqi në themelimin e këtyre shkollave.

Shahini po ashtu theksoi edhe kontributin e UNICEF Albania dhe World Vision në Shqipëri e Kosovë për realizimin e kësaj nisme.

Dy javë pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima, nxënësit dhe studentët e zonave më të prekura, Durrrës, Tiranë, Vorë dhe Kurbin u rikthyen në bankat e shkollës. /a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.