POLONI – Gjykata Supreme-partia qeverisëse, debat të ashpër për reformën gjyqësore

VARSHAVË, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ Kreu i Gjykatës Supreme të Polonisë kundërshtoi partinë qeverisëse Ligj dhe Drejtësi (PiS), duke deklaruar se një dhomë e ngritur me fuqinë për të disiplinuar gjyqtarët rrezikon stabilitetin e rendit juridik në vend.

“Dikush duhet të shprehet pa mëdyshje se vazhdimi i veprimtarisë së Dhomës së Disiplinës rrezikon seriozisht stabilitetin e rendit juridik në Poloni,” deklaroi Malgorzata Gersdorf.

Gjykata më e lartë e vendit vendosi javën e kaluar që Këshilli Kombëtar i Gjyqësorit (KKP), organi që emëron gjyqtarë, nuk është i pavarur dhe se dhoma disiplinore nuk kualifikohet si gjykatë.

Vendimi pasoi një vendim të 19 nëntorit nga Gjykata Europiane e Drejtësisë (ECJ) duke thënë se i takon Gjykatës së Lartë të Polonisë të përcaktojë nëse dhoma e saj e re disiplinore është mjaftueshëm e pavarur për të trajtuar ankesat e paraqitura nga gjyqtarët kundër pensionit të parakohshëm.

Gjithashtu, kryeministri Mateusz Morawiecki i partisë në pushtet PiS, deklaroi se nuk do i lejojë gjyqtarët të vënë në dyshim vlefshmërinë e emërimit të gjyqtarëve të tjerë./sara/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.