FRANCË – Putin: Samiti i Parisit për Ukrainën hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve

PARIS, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin përshëndeti samitin e Parisit mbi Ukrainën si një hap të rëndësishëm drejt një përmirësimi të marrëdhënieve dhe uljes së tensioneve duke shtuar se Rusia do të bënte gjithçka që varet nga ajo që konflikti të marrë fund.

“Procesi po zhvillohet në drejtimin e duhur, sepse ka pasur shkëmbime të të burgosurve, sepse ne kemi arritur në një mosangazhim prej tre pikash kyçe dhe sepse ne kemi marrë pjesë në këtë format të ashtuquajtur Normandi”, deklaroi pas këtij samiti që mbledh në Paris homologët e Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë.

“Një samit i ri mbi vendosjen e paqes në Ukrainë që do të mbledhë Ukrainën, Rusinë, Gjermaninë dhe Francën (formati Normandi) do të organizohet katër muajt e ardhshëm”, njoftoi presidenti francez, Emmanuel Macron në përfundim të samitit të ashtuquajtur “formati Normandi” dje në Paris./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.