FOTO/ Mbi 340 mjekë e infermierë në terren, shërbim pa ndërprerje për banorët e prekur nga tërmeti

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Më shumë se 340 mjekë dhe infermierë vijojnë të jenë në terren, në mënyrë që shërbimi ndaj banorëve të prekur nga tërmeti, të ofrohet pa ndërprerje, duke u kujdesur për secilin prej tyre.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se janë kryer 5600 vizita mjekësore për banorët e prekur nga tërmeti.

Ndërkaq, 530 të sëmurët kronikë po marrin terapitë e mjekimit në njësitë akomoduese ku janë sistemuar dhe në pikat e emergjencës.

Sipas Manastirliut, deri tani, më shumë se 1500 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit.

/z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.