FINLANDË – Sanna Marin merr postin e kryeministres

HELSINKI, 10 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Parlamenti i Finlandës zgjodhi kryeministren e re të vendit.

Quhet Sanna Marin, 34 vjeçe dhe është kreu më i ri i qeverisë në historinë e vendit dhe kryeministrja më e re në botë.

Marin ishte votuar dy ditë më parë nga Partia e saj Socialdemokrate duke pasuar Antti Rinne, i cili dha dorëheqjen.

Antti Rinne dha dorëheqjen pasi humbi besimin e një partneri të koalicionit.

Social-demokrati (SDP) Antti Rinne i paraqiti dorëheqjen presidentit, Sauli Niinisto.

Për politologen, Sini Korpinen, asnjë formacion i koalicionit nuk ka interes që ai të prishet, veçanërisht formacioni i Qendrës, që nuk kërkon zgjedhje të reja legjislative, sepse rrezikon të dalë më keq se në zgjedhjet e fundit./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.