Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Varhelyi: Duhet të korrigjojmë gabimin e tetorit, negociatat për Shqipërinë e mundur të hapen në mars 2020

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/ Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim i Bashkim Europian, Oliver Varhelyi, deklaroi sot se pranverën e ardhshme duhet të punohet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në mëngjesin e punës në Bruksel ku marrin pjesë të gjithë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, Komisioneri Varhelyi u takua me ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

“Sapo takova ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Ne duhet të korrigjojmë gabimin e tetorit. Hapja e negociatave është e mundur në mars të 2020′, shprehet Varhelyi./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.