GJERMANI – ESA në mision për të pastruar hedhurinat në hapësirë

DARMSTADT, 9 dhjetor /ATSH-DPA/ Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) po planifikon një mision të përbashkët me një shoqëri tregtare, për pastrimin e mbeturinave nga misionet hapësinore, deklaruan sot ministrat përkatës të vendeve të përfshira.

Misioni i parë i këtij lloji do të nisë në vitin 2025, nën emrin “ClearSpace 1”.

Buxheti për këtë projekt është rreth 120 milionë euro.

Përgatitja do të fillojë në muajin mars. Qëllimi është dërgimi i një pajisjeje në hapësirë për të kapur një pjesë të një rakete të vjetër të ESA-s dhe për ta sjellë atë në një orbitë të ulët, me qëllim që të digjet në atmosferë. / /sara/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.