BRUKSEL – BE miraton 3,2 miliardë euro fonde publike për studimin e baterive

BRUKSEL, 9 dhjetor /ATSH-DPA/ Prodhuesit e baterive në shtatë vende të BE-së do të marrin deri në 3,2 miliardë euro fonde kërkimore deri në vitin 2031, në një projekt të cilit iu dha drita jeshile nga Komisioni Europian.

Sipas ekzekutivit të BE-së, nga këto fonde do të përfitojnë 17 kompani të përfshira në të gjitha pjesët e zinxhirit të prodhimit të baterive, nga minierat e lëndëve të para, deri te dizenjimi dhe riciklimi.

Komisioni ka identifikuar prodhimin e modernizuar të baterive, si interes kryesor strategjik për sektorin e automobilave në Europë, gjithashtu dhe për një energji më të pastër.

Vlerësimet tregojnë se prodhuesit europianë të baterive kanë mbetur mbrapa në zhvillim, krahasuar me homologët e tyre aziatikë, veçanërisht kur bëhet fjalë për bateri të përdorura për makina elektrike. Rreth 80% e baterive në të gjithë botën prodhohen në Azi, krahasuar me 3% në Europë. / /sara/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.