TIRANE, 8 dhjetor/ATSH/-Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e diel në vendin tonë moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe të dendura dhe prej orëve të mesditës mot me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare.
Në orët e mëngjesit, parashikohen reshje shiu të dobëta dhe lokale në zonën e qendrës dhe jugut. Gjithashtu, parashikohet mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë luginave. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/17 | Re diell |
| Kukës | 1/10 | Re diell |
| Lezhë | 4/17 | Re diell |
| Dibër | 1/10 | Re diell |
| Durrës | 8/18 | Re diell |
| Tiranë | 8/19 | Re diell |
| Elbasan | 8/17 | Re diell |
| Berat | 7/18 | Re diell |
| Vlorë | 8/18 | Re diell |
| Korcë | 3/12 | Re diell |
| Gjirokastër | 6/17 | Re diell |
| Sarandë | 9/18 | Re diell |
