TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja mori pjesë në konferencën e parë të rinisë për të ardhmen të zhvilluar edhe në kuadër të ditës kushtuar të rinjve.
Llatja bëri të ditur se gjatë 2 ditëve, më shumë se 15 lektorë ndërkombëtarë do të referojnë për të rinjtë elbasanas, për t’i informuar rreth sfidave të së nesërmes dhe epokës së re dixhitale.
Ai tha se “falë bashkëpunimit me Elite Academy, SpoonbillNest, një traditë e re për bashkinë e Elbasanit, ku në Ditën e Rinisë prezantohet Plani i Veprimit për Rininë”.
