AFGANISTAN- Rifillojnë bisedimet për paqe mes SHBA-së dhe talebanëve

DOHA, 8 dhjetor /ATSH-AA/- Bisedimet mes SHBA-së dhe talebanëve të cilat ishin ndërprerë para tre muajve kanë rifilluar në Doha.

Sipas agjencisë së lajmeve të Katarit (QNA), mes SHBA-së dhe talebanëve po zhvillohen bisedime me qëllimin për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Afganistan.

Më tej thuhet se, roli i ndërmjetësimit është i madh dhe se për këtë janë shprehur falënderime ndaj Katarit.

Ndërkohë që nuk janë dhënë informacione në lidhje me kohën e zgjatjes dhe përmbajtjen e bisedimeve.

Talebanët, të cilët janë një element i madh kërcënues për qeverinë e udhëhequr nga presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, vazhdojnë ende të kontrollojnë shumë pjesë të vendit.

Pavarësisht se qeveria në mënyrë të përsëritur është përpjekjur të fillojë bisedimet e paqes me talebanët në vitet e kaluara dhe të themelojë një Këshill Paqeje për këtë qëllim ende nuk ka patur rezultate.

Bisedimet e fundit mes SHBA-së dhe talebanëve po zhvillohen në kuadër të premtimit për “tërheqjen e plotë të ushtarëve amerikanë nga vendi përkundër garancisë se territorit tëAfganistanit, kryesisht zonat nën kontrollin e talebanëve nuk do të bëhen zona të sigurta për organizatat terroriste”.

Pasi talebanët morën përsipër përgjegjësinë për vrasjen e një ushtari amerikan si pasojë e një sulmi të armatosur në Kabul, presidenti amerikan Donald Trump më 7 shtator vendosi ndërprerjen e bisedimeve.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.