VIDEO/Një fundjavë e veçantë me banorët e strehuar në hotelin në Durrës

TIRANE, 7 dhjetor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon nga banorët të cilët kanë humbur banesat e tyre nga tërmeti dhe janë vendosur në Hotel “Bonita” në Durrës.

Në hotelet ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti shihet një atmosferë e qetë, ku në fytyrat e njerëzve është rikthyer buzëqeshja dhe në sytë e fëmijëve shkëlqen shpresa.

Të akomoduarit në këtë hotel duken si një familje si një familje e madhe: fëmijët duke u argëtuar me lojëra dhe vizatime, mosha e tretë ka shijuar gatimet dhe bisedat e ngrohta me njëri-tjetrin ndërsa gratë dhe vajzat kanë marrë trajtime bukurie.

Ndonëse qëndrimi i këtyre familjeve të jetë i përkohshëm, duket se janë ambientuar në hotel ku janë zhvilluar edhe aktivitete të ndryshme edhe për fëmijët.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.