Rama përcjell fjalët e shenjta: Kush nuk u dhuron të tjerëve nuk është veçse një kusar

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/-Kryeministri Edi Rama solli sërish sot përmes fjalëve të shenjta, një mesazh solidariteti për përballimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Zotat do t’iu dhurojnë çka dëshironi. Por kush ngjitet nga dhuratat e tyre dhe nuk u dhuron të tjerëve nuk është veçse një kusar”.

Kryeministri Rama zgjodhi fjalët e Bhagavad -Gita, III:12 për të dhënë një mesazh solidariteti për të ndihmuar njerëzit në kapërcimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.