Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e shtunë 7 dhjetor 2019

TIRANE, 7 dhjetor /ATSH/ -Mbi vendin tonë moti parashikohet i vranët gjatë pjesës së parë të ditës me intervale kthjellimi në mbrëmje.                        

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet do të jenë edhe në formën e rebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në ultësirën perëndimore dhe në qendër.

Në pjesën e dytë të ditës humbin intensitet dhe marrin karakter lokal. Mjegullinë në orët e mëngjesit  përgjatë luginave. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:          

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/11 Re shi
Kukës 1/3 Re shi
Lezhë 6/12 Re shi
Dibër 2/6 Re shi
Durrës 11/16 Re shi
Tiranë 12/16 Re shi
Elbasan 11/15 Re shi
Berat 11/15 Re shi
Vlorë 12/15 Re shi
Korçë 3/9 Re shi
Gjirokastër 7/11 Re shi
Sarandë 11/15 Re shi

 

                          

         /e.malaj/  

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version