Mbërrin në Tiranë misioni polak i Rikonjicionit/Ministri Błaszczak: Ndihmojmë Shqipërinë në terren

TIRANE, 7 dhjetor/ATSH/- Misioni i rikonjicionit të ushtrisë polake ka mbërritur sot në Tiranë në mbështetje të autoriteteve shqiptare lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Misionin e ushtarakëve polakë e priti në Rinas Ambasadori i Polonisë në Tiranë, Karol Bachura, ndërkohë që grupi është drejtuar direkt e në terren.

Një ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes së Polonisë Mariusz Błaszczak deklaroi se “aleatët mund të konsiderojnë edhe ndihmën tonë. Sot në Shqipëri mbërrin ekipi ushtarak i rikonjicionit. Ushtarakët do të vlerësojnë çfarë ndihme mund të japë ushtria polake në eliminimin e  pasojave të tërmetit që goditi Shqipërinë. Do të ndihmojmë, veç të tjerash, në rimëkëmbjen e infrastrukturës”.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.