ETIOPI- Von der Leyen bën thirrje për unitet midis Europës dhe Bashkimit Afrikan

ADIS ABEBA, 7 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për më shumë siguri dhe më pak migrim të parregulluar gjatë një vizite në Adis Ababa, në kryeqytetin e Etiopisë.

“Vetëm uniteti do të mund t’i bëjë kontinentet tona më të forta në një botë gjithnjë e në ndryshim. Bashkimi Afrikan është një partner të cilit unë i besoj”, deklaroi Von der Leyen gjatë vizitës së saj të parë jashtë Europës si shefja e re e ekzekutivit të BE-së.

Ajo deklaroi se,”nuk do të paraqiste ndonjë plan madhështor për Afrikën, por ndodhej në Etiopi për të dëgjuar ndryshimet dhe zhvillimet që formojnë kontinentin, si dhe përparësitë e tij politike dhe ekonomike”.

Gjatë visitës së saj zyrtare në Etiopi, Von der Leyen u takua me kryetarin e komisionit të Bashkimit Afrikan, Moussa Faki dhe komisionerët e tjerë. Ajo gjithashtu ka planifikuar të takohet me kryeministrin e Etiopisë Abiy Ahmed, i cili së fundmi u shpall fitues i çmimit Nobel për Paqe për vitin 2019, dhe presidenten Sahle-Work Zewde.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.