SHBA – Studimi, dy të tretat e qyteteve në botë përballë ngadalësimit ekonomik

UASHINGTON, 6 dhjetor /ATSH-AFP/- Afërsisht dy të tretat e 900 qyteteve kryesore të botës do të përballen me një ngadalësim ekonomik në vitet 2020-2021, sipas një studimi të Oxford Economics.

Ndër 10 qytetet më të mëdha, përsa i përket PBB, vetëm Londra do të bëjë përjashtim me një përshpejtim të rritjes së pritshme, + 2,1% në vitin 2020-2021 kundrejt 1,5% në 2018-2019.

Rritja ekonomike e Parisit do të ngadalësohet në 1,7%, duke zbritur me 0,2%.

Edhe Nju Jorku nuk do t’i shpëtojë ngadalësimit me një parashikim të rritjes prej 1,8 % kundrejt 2,2%.

Sipas autorëve të studimit, është e qartë se shkaku kryesor është ngadalësimi i tregtisë botërore.

Ngadalësimi i tregtinë ndërkombëtare ndikon gjithashtu në kërkesën për shërbime, në veçanti udhëtimet ose sigurimet, të cilat priren të përqendrohen në qytete./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.