FSHZH e inxhinierë sllovenë inspektojnë Postën në Durrës: Godina e sigurt, qytetarët mund të marrin shërbime normalisht

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Ekspertët shqiptarë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit të cilët po asistohen edhe nga ekspertë sllovenë inspektuan të premten filialin e Postës Shqiptare në Durrës.

“Godina është e sigurt dhe qytetarët mund të vijojnë me marrjen e shërbimeve pranë sporteleve të filialit të Postës Shqiptare, në Durrës”, thuhet në njoftimin për shtyp të FSHZH-së.

Inspektorë të FSHZH-së të shoqëruar me ekspertë të huaj, vazhdojnë punën duke inspektuar me intensitet të lartë banesat në të gjitha zonat e prekura rëndë nga tërmeti shkatërrues i mëngjesit të 26 nëntorit.

Krahas banesave të qytetarëve, FSHZH në bashkëpunim të ekspertë nga vende mike që kanë ardhur në ndihmë, kanë zhvilluar vlerësime edhe në institucionet që japin shërbime.

/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.