Shërbim shëndetësor pa ndërprerje për familjet e pastreha për shkak të tërmetit

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/Për qytetarët e mbetur pa strehë që janë vendosur në pikat e emergjencës është siguruar shërbim shëndetësor pa ndërprerje.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se po garantohet vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.

“Kemi siguruar shërbim shëndetësor pa ndërprerje për qytetarët e mbetur pa strehë që janë strehuar në pikat e emergjencës. Po garantojnë vaksinimin kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore”, -thotë Manastirliu. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.