RUSI – Putin kërkon rinovimin e traktatit “New Start” me SHBA-në

MOSKË, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se dëshironte të rinovonte deri në fund të vitit me SHBA-në traktatin “New Start” mbi armatimet strategjike bërthamore.

Ky vendim duhet të merret sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që kjo të mos i lërë vend interpretimeve të shumta të pozicionit tonë”,  theksoi Vladimir Putin para zyrtarëve ushtarakë dhe të mbrojtjes.

“Nga ana e saj, Rusia është e gatshme të rinovojë traktatin “New Start” pa vonesa, para fundit të vitit”, shtoi presidenti rus.

SHBA-ja dhe Rusia, rivalë të Luftës së Ftohtë, kanë kthyer faqen këtë vit të Traktatit për Armët Bërthamore të Ndërmjetme (INF), që datojnë që nga koha sovjetike duke akuzuar njëri tjetrin si përgjegjës për këtë zhvillim.

Kjo marrëveshje është konsideruar si një shtyllë e sigurisë globale dhe fakti që po bëhet e vjetëruar rrit frikën për një rifillim të garës së armatimeve.

Uashingtoni nuk ka manifestuar deri tani asnjë interes për rinovimin me pesë vjet të një traktati “New Start” pas përfundimit të traktatit aktual në fillimi të 2021./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.