Një sërë fondesh nga 2019 do të kalojnë te programi i rindërtimit

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/Fondi i rindërtimit që do të shkojë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti e të cilat kanë mbetur pa strehë, do të ketë burim kryesor buxhetin e shtetit.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të mbajtur këtë të enjte, nga ku tha se këtij fondi do t’i bashkohen edhe fonde të tjera. Ndërkaq, kryeministri informoi se në parlament do të diskutohet sot në mënyrë specifike mbi buxhetin e 2020.

“Nga buxheti do të kalojmë 0.4% për programin me një deficit primar pozitiv përsëri nga 0.7 në 0.25 duke garantuar kështu edhe likujditetin e nevojshëm për të operuar në 2020. Tani që po flasim do të shohim kalimin e një sërë fondesh në fondin e rindërtimit. Fondi i rindërtimit do të ketë burim kryesor buxhetin e shtetit. Po aty do të bashkohen edhe të gjitha fondet e tjera dhe e thashë që orientimi i të gjithë shpenzimeve korrente do të na ndihmojë që të përballojmë efektet financiare dhe pak a shumë kjo është ajo që mund të them në këtë moment. Ndërkohë që, ne parlament do të diskutojmë sot buxhetin, do të kemi disa gjëra më specifike”, -tha Rama. z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.