Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ – Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës që zhvilloi dje në Kosovë pati takime edhe me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Meta i falënderoi ata për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Meta i uroi suksese edhe në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse

“Dje në Prishtinë falënderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tone”, u shpreh Meta.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version