KINË – Pekini: Negociatorët në kontakt të ngushtë për kapërcimin e luftës tregtare

PEKIN, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kinezët dhe amerikanët mbeten në kontakt të ngushtë në përpjekje për të arritur një marrëveshje tregtare, theksoi sot Pekini, ndërkohë që dy vendet po kalojnë një fazë trazirash diplomatike.

“Ekipet negociuese mbeten në kontakt të ngushtë “, deklaroi për shtypin zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Gao Feng.

Dy fuqitë e para ekonomike botërore kanë kaluar tensione këto ditët e fundit, pas votave të Kongresit amerikan kundër politikës kineze në Hong Kong dhe në rajonin me shumicë myslimane të Xinjiang në veri-perëndim./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.