FOTO/ Vijon puna për prishjen objekteve të përcaktuara nga ekspertët shqiptarë e të huaj si të pabanueshme

TIRANE, 5 dhjetor /ATSH/ Në Durrës vijon puna për prishjen e objekteve të përcaktuara nga ekspertët shqiptarë e të huaj si të pabanueshme.

Shërbimet e Policisë Bashkiake po punojnë në terren në mbështetje të grupeve të ekspertëve vendas e të huaj si dhe në mbështetje të IMTV-së dhe IKMT-së për prishjen e këtyre objekteve

Gjithashtu, grupet e përbashkëta kanë evidentuar në terren objektet e dëmtuara, për të përcaktuar cilat prej tyre do të shemben e cilat do të riparohen.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.