FOTO/ Shërbimi Gjeologjik, matje gjeofizike të terrenit në kalanë e Krujës për nivelin e çarjeve nga tërmeti

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Gjeologjik kreu sot matjet gjeofizike të terrenit në kalanë e Krujës për nivelin e çarjeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këto matje shërbejnë për të mësuar me saktësi cilësinë e truallit dhe nivelin e çarjeve që kjo zonë pësoi gjatë tërmetit.

“Sot Shërbimi Gjeologjik kreu matje gjeofizike të terrenit në kalanë e Krujës për të mësuar saktë cilësinë e truallit dhe nivelin e çarjeve nga tërmeti i 26 nëntorit”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ministrja Margariti thekson se të dhënat nga matjet shërbejnë për të vlerësuar në mënyrë shkencore llojin dhe thellësinë e ndërhyrjeve që duhen bërë për të ndaluar dëmtimet e mëtejshme.

“Të dhëna këto që shërbejnë për të vlerësuar në mënyrë shkencore llojin dhe thellësinë e ndërhyrjeve që duhet të bëjmë për të ndaluar dëmtimet e mëtejshme dhe humbjet që do të rikuperojmë. Bashkë do ia dalim”, tha Margariti. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.