FOTO/ AKU asgjëson rreth 40 mijë litra pije joalkoolike jashtë standardeve për konsum

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka shtuar kontrollet për sigurinë e ushqimeve në tregjet e vendit, në prag të festave të fundvitit, kur shtohen blerjet dhe rritet konsumi.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme ndaj çdo tentative abuzimi me produktet ushqimore, Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në qarkun e Shkodrës, ka kryer asgjësimin e sasisë prej 39840 litra pije joalkoolike.

Sipas verifikimeve të kryera u konstatua se këto pije ishin të pasigurta për konsum njerëzor pasi u kishte kaluar afati i përdorimit.

e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.