Ahmetaj: Mbështetja e donatorëve pritet të shkojë në 150 milionë euro

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/  Kreu i Komisionit të Menaxhimit të Fondeve për ndihmat, Arben Ahmetaj deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit se programi i Rindërtimit që do të nis zbatimin nga 1 janari i vitit 2020, i ndërtuar nga kryeministri është dinamik dhe nga dita e parë nis me gati 200 milionë dollarë.

“Deri dje, tha ai fondi i mbledhur në e-albania ishte 54 milionë lekë. Aktualisht mbështetja nga donatorët ka shkuar në 7 miliard lekë dhe deri në mesin e vitit ne presim që kjo mbështetje të shkojë mbi 150 milionë euro”, deklaroi Ahmetaj.

Sipas tij, në konferencën e donatorëve që do të organizohet nga Komisioni Europian vendet të BE-së e por edhe vendetë tjera pritet të deklarohen për mbështetje.

Programi i rindërtimit, tha ai, do të fokusohet te ndërtimi i banesave në Tiranë, Durrës, Thumanë, Lezhë, e kudo ku ka banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Ata që kanë humbur të dashurit e tyre e pronën do të kenë vuajtjen tërë jetën, por ne do të duhet të fokusohemi të zhdukja e pasojave, mos lënin e asnjë qytetari vetëm”, u shpreh Ahmetaj./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.