Spiropali në Holandë: Me ndihmën e partnerëve, Programi i Rindërtimit do të konkretizohet shumë shpejt

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, mori pjesë në aktivitetin për festat kombëtare dhe aktivitetin “Xhubleta”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Hagë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Diasporës.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse për të pranishmit. Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe  Ardian Lekaj, kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës.

“Në kishën LutherseKerk u lutëm në heshtje, por edhe folëm me krenari për shpirtin e pamposhtur shqiptar dhe solidaritetin ndërkombëtar në këto ditë të vështira. Me miq të mirë politikanë, sipërmarrës, gazetarë, njerëz të artit dhe kulturës, ambasadorë, etj., të cilët janë solidarizuar jo veç me dhimbjen, por edhe me kurajon tonë për t’u ringritur sërish”, tha Spiropali.

Spiropali u shpreh se “falë edhe ndihmesës së partnerëve tanë, Programi i Rindërtimit do të nisë të konkretizohet shumë shpejt”.

Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të kalendarit të aktiviteteve të planifikuara nga Agjencia Kombëtare e Diasporës./k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.