Shtesat pa leje që rrezikojnë banesat, Braçe: Do mbajnë përgjegjësi ata që i kanë bërë

TIRANË, 4 dhjetor  /ATSH – I. Vata/- Në mbledhje e Jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave z/kryeministri Erion Braçe kërkoi që për shtesat pa leje përgjegjësi të mbajnë përgjegjësi.

“Dhe e fundi ka të bëjë me një fenomen që po e hasim në Laç dhe në Krujë. Çfarë do të bëhet me shtesat me leje dhe pa leje që janë bërë mbi pallatet e ndërtuara para viteve ’90. Tek ato që janë bërë me leje dhe sipas ekspertëve rrezikojnë të gjithë strukturën e pallatit që sot është në rregull, por rrezikon më tutje mbajnë përgjegjësi të gjithë zyrtarët që kanë bërë këtë gjë. Atje ku janë pa leje po sërish do mbajnë përgjegjësi ata që i kanë bërë këto gjëra. Dhe në fund fare duhet marrë një vendim se çfarë do bëhet më këto shtesa. Pra veç evidentimi që Kryeministri ka lënë si detyrë për shtesa do të duhet të kemi parasysh edhe këtë fakt, gjatë kontrollin. Ju e përmendet pak më parë për ndërhyrjen e ndërtuesve në pallatet që janë dëmtuar dhe dëmtimet janë të dukshme”, tha Braçe./a.g*

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.