SHBA – Qeveria e gatshme për të negociuar taksën dixhitale

UASHINGTON, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ Uashingtoni ka përsëritur gatishmërinë e tij për të negociuar, në kuadër të OECD, një ligj për gjigantët dixhitalë, sipas një letre që sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, i ka dërguar sekretarit të përgjithshëm të OECD-së, José Angel Gurria.

“SHBA mbështet diskutimet në OECD për të zgjidhur problemet e një sistemi ndërkombëtar taksash”, shprehet në letër Mnuchin.

“Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme që këto diskutime të çojnë në një marrëveshje për të shmangur përhapjen e masave të njëanshme”, shton ai, duke iu referuar taksës franceze për gjigantët amerikanë, GAFA (Google, Apple, Facebook dhe Amazon)./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.