PARIS – Macron: Kush sulmon varret e hebrenjve, nuk është i denjë për Francën

PARIS, 4 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Hebrenjtë janë pranë nesh dhe kanë kontribut të shkëlqyer për Francën dhe me këtë dua të them se kush i sulmon ata deri te varret e tyre, nuk është i denjë për idenë që ne kemi për Francën, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron.

”Antisemitizmi është një krim dhe ne do ta luftojmë, si në Westhoffen ashtu edhe kudo, derisa të vdekurit të mund të flenë në paqe”, theksoi Macron.

”Shkrime antisemitike janë verifikuar në 107 varre hebreje në Westhoffen, jo larg Strasburgut, në Francën Lindore”, deklaroi prefektura  e Strasburgut.

Reagimet kanë qenë të shumta, si nga komuniteti hebre, ashtu edhe nga politika franceze./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.