Durrës/ Inxhinierët e FSHZH dhe ekspertët izraelitë inspektime në godinat e dëmtuara

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ -Inspektimet në terren në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit vijojnë edhe sot.

Inspektimet bëhen për të verifikuar në mënyrë profesionale nga ekspertë vendas dhe të huaj gjendjen e shtëpive dhe godinave në qytetin e Durrësit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit  bën të ditur se sot ekipet e inxhinierëve të FSHZH po koordinojnë punën në bashkëpunim me ekipin izraelit, për inspektimet në shtëpitë dhe godinat e dëmtuara nga tërmeti, në qytetin e Durrësit.

Pas verifikimit në terren nga inspektorët vendas dhe të huaj vendoset nëse qytetarët mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Nëse godinat nuk janë të banueshme vendoset nëse duhen shembur apo kanë nevojë vetëm për disa rregullime të pjesshme, pasi struktura nuk është prekur.

Sot ekipet e inxhinierëve të FSHZH gjatë koordinimit të punës në bashkëpunim me ekipin izraelit, për inspektimet në shtëpitë dhe godinat e dëmtuara nga tërmeti, në qytetin e Durrësit.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.