SHBA – Trump: Komenti i Macron për NATO-n jorespektues

UASHINGTON, 3 dhjetor /ATSH-AA/ – Trump e quan ”fyes dhe shumë jorespektues” komentin e Macron-it për NATO-n dhe tha se përgjigjja e Turqisë ndaj liderit francez ishte “interesante”.

”Nuk dua që Franca të taksojë firmat amerikane. Nëse ka dikush që vë taksa, ajo është SHBA dhe jo Franca’’, deklaroi Trump.

”Kemi marrëdhënie të mira me Turqinë. Qëndruam mjaft gjatë në kufijtë e tyre, tashmë u tërhoqëm. Bëjnë punë të mirë. Në operacionin kundër al Baghdadit, Turqia ndihmoi shumë. Nuk mund të kishin bërë më mirë, nuk mund të na kishin mbështetur më shumë’’, shtoi ai./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.