Samiti i NATO-s në Londër/Sensibilizim maksimal për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Londrës ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Ashtu sikurse informoi vetë kryeministri në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, takimet që do të organizohen në kuadër të këtij samiti do të fokusohen në sensibilizimin maksimal për solidaritet të drejtpërdrejt konkret financiar dhe teknik.

Rama informoi se bashkë me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Genc Cakaj, do të niset sot drejt Londrës, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s.

“Kemi dhe një detyrë plus, përveç punës së Samitit që të kontaktojmë dhe të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e shteteve anëtare dhe ministri dhe ministrja me homologët e tjerë, për të sensibilizuar maksimalisht dhe për të insistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt konkret financiar dhe teknik”, tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.