Reshjet e para të dëborës në vend, ARRSH masa për pastrimin e rrugëve

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/- Reshjet e para të dëborës kanë filluar sot në vend, ku përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se “sapo filluan reshjet, u morën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore dhe ka nisur puna për pastrimin e saj dhe hedhjen e kripës”.

“Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”, – thekson ARRSH.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.