LONDËR – Trump: Një marrëveshje tregtare me Kinën pas zgjedhjeve

LONDËR, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një marrëveshje tregtare me Kinën mund të arrihet pas zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2020 në SHBA, theksoi sot presidenti amerikan, Donald Trump në një konferencë shtypi në Londër para hapjes së samitit të NATO-s.

“Nuk kam një afat të caktuar”, nënvizoi presidenti amerikan, Donald Trump.

“Në një farë mënyre, më pëlqen ideja të pres pas zgjedhjeve për marrëveshje me Kinën”, shtoi ai duke parashikuar rizgjedhjen e tij.

Deri tani ai është treguar i bindur se mund të arrinte në të ardhmen një marrëveshje të tillë, pavarësisht sinjaleve kontradiktore këto javët e fundit dhe deklaratave kërcënuese nga homologu i tij kinez, Xi Jinping./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.