FINLANDË- Kryeministri Antti Rinne jep dorëheqjen

HELSINKI, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri finlandez, Antti Rinne dha sot dorëheqjen pasi humbi besimin e një partneri të koalicionit, i cili do të shprehet në ditët e ardhshme nëse dëshiron ta shpëtojë apo ta prishë, rast ky kur mund të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Në krye të një koalicioni të qendrës së majtë, i përbërë nga pesë parti, social-demokrati (SDP) Antti Rinne i paraqiti dorëheqjen presidentit, Sauli Niinisto.

SDP-ja duhet të zgjedhë një kandidat për ta pasuar dhe për të formuar një qeveri të re.

Sanna Marin, zëvendëspresidente dhe ministre e Transportit, ka bërë të ditur se ishte e gatshme.

Për politologen, Sini Korpinen, asnjë formacion i koalicionit nuk ka interes që ai të prishet, veçanërisht formacioni i Qendrës, që nuk kërkon zgjedhje të reja legjislative, sepse rrezikon të dalë më keq se në zgjedhjet e fundit./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.