Qeveria amerikane, mbështetje për Shqipërinë edhe në programin e rimëkëmbjes nga tërmeti

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ -Qeveria amerikane do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë edhe në programin e rimëkëmbjes nga tërmeti

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi priti sot në shtabin për menaxhimin e situatës pas tërmetit në Durrës, të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Leyla Moses-Ones.

Ai theksoi se do të kishte qenë e vështirë që një situatë si kjo, ne ta kapërcenim pa ndihmën e miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilëve u jemi pa masë mirënjohës.

“Kënaqësi të prisja sot në shtabin për menaxhimin e situatës pas tërmetit në Durrës, të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Leyla Moses-Ones. SHBA po na jep një ndihmë të madhe me grupin e ekspertëve të dërguar nga USAID, për vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastrukturë. Qeveria amerikane do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë edhe ne programin e rimëkëmbjes nga tërmeti. Do të kishte qenë e vështirë që një situatë si kjo, ne ta kapërcenim pa ndihmën e miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilëve u jemi pa masë mirënjohës”, u shpreh Çuçi pas takimit.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.