Lajmi i rremë për shembjen e spitalit të Durrësit/ Rama: Nga papërgjegjshmëria mund të arrihet deri në krim

TIRANË, 2 dhjetor  /ATSH – I. Vata/- Kryeministri Edi Rama dha se për shkak të papërgjegjshmërisë së mediave për lajmin se do shembet spitali i Durrësit, humbi jetën një njeri.

Kryeministri Edi Rama u shprehu respekt gazetarëve që punojnë në terren.

“Kam takuar një djalë që humbi babain për shkak të medies. Babai ishte në spitalin e Durrësit dhe duke qenë për fat të keq se njerëzit nuk rrinë dot pa parë televizor, duke qenë se në ato kushte patjetër do shihte televizor, u mbushën televizorët po shembet spitali i Durrësit. E morën babain nga frika se do iu binte spitali në kokë dhe babai vdiq rrugës. Spitali i Durrësit nuk ka qenë në rrezik shembjeje në asnjë sekondë, ka qenë vetëm një çarje që u riparua sot. Kjo është kriminale dhe kjo është media që mund të arrijë deri në krime nga papërgjegjshmëria, nuk është se bëhet me qëllim, natyrisht”, tha ai.

Kryeministri tha se papërgjegjshmëria e medieve është kriminale.

“Kjo është një papërgjegjshmëri shume e madhe me të cilën unë jam njohur në ditët me diell por është një papërgjegjshmëri ku në kushtet e situatës së jashtëzakonshme, ku një popull i tërë ka nevojë për t’u qetësuar, ka nevojë për t’u trajtuar me kujdes si pacient në hall nga ana psikologjike dhe jo si një audiencë që duhet tërbuar. Është kriminale. Kjo është për hyrje, dhe nuk e kam për ju për për ata që mbajnë ato ekrane të ndezura atje, portalet që janë porta me atë fjalën tjetër mbrapa, togfjalësh i portës dhe i qenefit, bashkë. Dhe është revoltuese të humbin jetë njerëzish dhe të çoroditet një popull i tërë. Të ikin këndej e andej dhe ta shohin shtëpinë si varr ndërkohë që pallati ka probleme që janë të riparueshme, kjo është skandaloze”, tha ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.