Komuniteti shqiptar në Austri, solidaritet me të prekurit nga tërmeti

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ -Komuniteti shqiptar në Austri është solidarizuar me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ambasada e Shqipërisë në Vjenë shpreh mirënjohjen dhe falënderon bashkëkombasit e komunitetit shqiptar në Austri për reagimin e menjëhershëm dhe shprehjen e solidaritetit me qytetarët e zonave të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Gatishmëria për të kontribuar dhe ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti u dëshmua në iniciativën dhe organizimet e ndryshme të individëve dhe shoqatave të komunitetit shqiptar, për të lehtësuar sado pak, pasojat e e kësaj fatkeqësie natyrore.

Solidariteti dhe ndihma që komuniteti shqiptar në Austri po jep për të dëmtuarit nga tërmeti janë shumë domethënës në këto momente.

Ambasada falënderon kompanitë Bici Reiseburo dhe Deda Tours për mundësimin e transportit të ndihmave, si dhe zonjat Kaltrina Durmishi dhe Ingrid Mukeli Tendler për iniciativën dhe koordinimin.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.