Merkel letër Ramës: Gjermania mbështetje në këto momente të vështira

BERLIN, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel i premtoi sot ndihma Shqipërisë, pas një tërmeti që shkaktoi dhjetëra viktima në shtetin e vogël të Ballkanit.

“Gjermania dhe Bashkimi Europian do t’ju mbështesin në këto momente të vështira”, premtoi Merkel.

Në një letër ngushëllimi për kryeministrin Edi Rama, ajo shprehu simpatinë e saj të thellë për familjet e viktimave dhe qeverinë shqiptare.

“Unë e kuptoj dhimbjen që ju dhe familja juaj keni përjetuar”, shkroi ajo.

”Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ju dhe për të gjithë njerëzit në Shqipëri që kanë humbur të dashurit e tyre si rezultat i tërmetit. Ne dëshirojmë që të plagosurit të shërohen shpejt”, thekson kancelarja Merkel./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.