GJERMANI – VW premton 30% rritje të produktivitetit

BERLIN, 1 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Grupi Volkswagen pret që të rrisë produktivitetin me 30% në 122 fabrikat në të gjithë botën deri në vitin 2025, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Porsche dhe anëtar i bordit të Volkswagen AG, Oliver Blume.

”Produktiviteti këtë vit do të rritet me një normë të ngjashme si vitin e kaluar me 6%”, shpjegoi Blume.

“Për shkak të madhësisë së tij të plotë, prodhimi është faktori më i rëndësishëm për përfitimin tonë. Kostot e fabrikës këtë vit do të optimizohen me rreth 1 miliardë euro’’, deklaroi Blume./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.