FOTO-VIDEO/ Nis shembja e pallateve të dëmtuara në Durrës

TIRANE, 1 dhjetor/ATSH/- Ndërkohë që inxhinierët shqiptarë dhe grupe ekspertësh të ardhur nga Greqia, Franca, Italia dhe Zvicra po punojnë në terren për vlerësimin e dëmeve të shkaktuar nga tërmeti paralelisht po vijon puna për shembjen e pallateve të dëmtuara.

Aksioni i IKMT-së ka nisur me shembjen e hotelit ‘Vila Verde’, një ndërtesë 4-katëshe që u shkatërrua nga tërmeti. Deri më tani raportohet se janë përcaktuar 27 banesa për t’u prishur. Përcaktimi i këtyre banesave është bërë me vendim të këshillit bashkiak, mbi bazën e vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve.

Në bashkinë e Durrësit janë angazhuar në terren gjithsej njëmbëdhjetë (11) ekipe dhe është bërë vlerësimi teknik i ndërtesave në mbi 250 objekte duke përfshirë shkollat publike. Ka filluar gjithashtu puna për vlerësimin teknik të ndërtesave të shkollave private. Vetëm 4 shkolla publike janë përcaktuar nga ekspertët si të papërshtatshme për mësim.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.