FOTO – Tre grupe për verifikimin e banesave në Durrës/ Inxhinierë të FSHZH dhe ekipet e huaja punë intensive

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Ekipi i inxhinierëve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit së bashku me stafin e Bashkisë Durrës si dhe specialistët e huaj po vazhdojnë punën për vlerësimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ata janë ndarë në tre grupe të veçanta në zonën e plazhit në Durrës duke bërë verifikimin e çdo pallati, shtëpie apo edhe lokaleve për të saktësuar nivelin e dëmit së të rrezikuara janë dhe sa prej shfaqjeve mbi muret e godinave është e lidhur më dëme sipërfaqësore që janë të riparueshme.

Siç raportohet dhe shihet edhe nga fotot në terren, një grup inxhinierësh së bashku me një ekip francez janë përqendruar në zonën e plepave, në Durrës.

Një tjetër grup ndodhet me specialistët e ardhur nga Greqia në zonën pas hotel “Lubjana”  që tashmë është shembur.

Gjithashtu, një tjetër grup i FSHZH me së bashku me specialistët e ardhur nga Franca po verifikojnë  zonën midis plazhit dhe rrugës kryesore. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.