FOTO/Balla: Forcat zjarrëfikëse greke, meritojnë vlerësimin më të lartë për profesionalizimin dhe kontributin që dhanë

TIRANE, 1 dhjetor/ATSH/- Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka falënderuar forcat zjarrëfikëse greke EMAK për ndihmën që dhanë për vendin tonë gjatë këtyre ditëve që pas rënies së tërmetit më 26 nëntor.

Balla shprehet se forcat zjarrëfikëse greke EMAK të Athinës dhe Janinës, që u larguan mbrëmjen e sotme nga Shqipëria, meritojnë vlerësimin më të lartë për profesionalizimin dhe kontributin e dëshmuar gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.

“Eyxaristo poli! FALEMINDERIT! Edhe forcat zjarrëfikëse greke EMAK të Athinës dhe Janinës meritojnë vlerësimin më të lartë për profesionalizimin dhe kontributin që dhanë në këto ditë misioni në Shqipëri për gjetjen e trupave nën rrënojat e tërmetit, i cili la pas 52 jetë të humbura e qindra të plagosur”, shprehet Balla.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.