Fëmijët gjallërojnë jetën në kampin e Vorës

TIRANE, 1 dhjetor/ATSH/- Në kampin e Vorës, aty ku është bërë e mundur ngritja e një kampi me ndihmën e skuadrave të emergjencave civile, të ardhura nga Italia ku janë sistemuar provizorisht qytetarët, banesat e të cilëve janë bërë të pabanueshme si pasojë e tërmetit, duket se çdo gjë është kthyer në normalitet.

Në shoqërinë edhe të psikologëve, por edhe të amatorëve, këtij kampi po i japin më shumë gjallëri fëmijët.

Nëpërmjet organizimit të lojrave të ndryshme, aktiviteteve edukative e kulturore, fëmijët po i kthehen gradualisht normalitetit të jetës së përditshme.

Çadrat e vendosur janë të një cilësie të lartë çka mundëson kushte optimale për të kaluar këtë periudhë tranzitore për qytetarët.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.