Vullnetarët nga Kosova në ndihmë të situatës pas tërmetit, Shahini: Regjistrohuni që t’ju orientojmë

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë falënderoi sot në emër të qeverisë shqiptare të gjithë bashkëatdhetarët nga Kosova që kanë ardhur vullnetarisht për të ndihmuar në këtë fazë shumë të vështirë që po kalon vendi, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

“Në mënyrë që ta koordinojmë punën tonë të përbashkët të regjistroheni në mënyrë që ne ta dimë sesa vullnetarë janë paraqitur dhe sesi mund t’i orientojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Shahini në apelin e saj.

Ky regjistrim, sipsa Shahinit, ndihmon për të ditur sesa ndihmë mund të përftohet nga njerëz jashtë strukturave të qeverisë.

“Ju ndihmon edhe juve, tha ajo, që të orientoheni aty ku ka më së shumti nevojë”.

“Kjo e bën edhe rrugën tuaj më të vlefshme nëse arrini të kontribuoni aty ku duhet. Ju falënderoj për vullnetin që keni treguar”, tha ajo. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.