Tërmeti dëme edhe në monumentet e kulturës, Margariti: Bashkëpunim me Institutin e Gjeologjisë dhe ekspertë të huaj

TIRANE, 30 nëntor/ATSH/ Lëkundjet sizmike të 26 nëntorit dhe të ditëve në vijim shkaktuan dëmtime edhe në monumente kulture.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka inspektuar nga afër monumentet më të goditura, si kalaja e Krujës, kalaja e Prezës dhe muri bizantin në Durrës, për të evidentuar dëmet dhe marrë masat e duhura.

Ministrja thekson se “nuk do të jetë e thjeshtë dhe do të kërkojë kohë. Kemi mobilizuar të gjitha forcat tona, po bashkëpunojmë me Institutin e Gjeologjisë dhe ekspertë të huaj”.

Duke kërkuar mirëkuptimin e kujtdo, Margariti bën apel që të respektohet perimetri i sigurisë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.