RUMANI – UEFA: Për Euro-2020 një milion bileta në shitje për tifozët

BUKURESHT, 30 nëntor /ATSH-AFP/ – Një milionë bileta do të vihen në shitje nga data 4 deri më 18 dhjetor për tifozët e 20 ekipeve, tashmë të kualifikuara për Euro-2020, theksoi sot UEFA duke përshëndetur kërkesat e mëdha të regjistruara deri tani.

“Vala e parë e aktivitetit tregtar verën e kaluar ka ngjallur një kërkesë të fortë, me një shifër prej më shumë se 19 milionë, ndërkohë që vetëm 1,5 milionë bileta janë vënë në shitje dhe tre milionë janë planifikuar në total”, theksoi Philippe Margraff, drejtor tregtar i UEFA-s.

“Kjo tregon se deri në çfarë pike është i vlerësuar dhe mirëpritur ky format nga tifozët”, theksoi ai në një konferencë shtypi në Bukuresht.

“Të mërkurën, ne do të nxjerrim në shitje një milionë bileta shtesë për 20 ekipet tashmë të kualifikuara”, njoftoi ai duke shtuar se periudha e blerjes do të zgjasë deri më 18 dhjetor.

Për këtë edicion të organizuar në 12 qytete të Europës, biletat më të përballueshme kushtojnë 30 euro në Baku, Bukuresht dhe Budapes dhe 50 euro në qytetet e tjera mikëpritëse./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.